Të nderuar qyetarë të komunës së Preshevës , ne ditën e hënë do të të shtrohet iftar madhështor nga Komuna e Bayrampashës në Preshevë në ambient të hapur tek stadiumi i qytetit .
Këtij aktiviteti i kishte paraparirë vizita zyrtare e jonë në Turqi në muajin tetor në komunën e Bayrampashës z.Atila Aydıner në atë kohë në takim me kryetarin Aydıner, dhe ky realizim është bërë i mundur edhe pas ardhjes së Ak parti-së në Preshevë në muajin shkurt të këtij vitit .
Kryesia e shoqatës Vizioni për zhvillim dhe kooperim në tetor të vitit 2017 kemi pasur takim me kryeatrin e komunës së Bayrampashës në Istanbul.
E kemi ftuar kryetarit për ta vizituar Preshevën dhe për të filluar bashkëpunim me komunën tonë. Kryetari i komunës së Bayrampashës z.Atila Aydıner, ka shpresh dëshirë që të vizitoj Preshevën dhe të shtroj një iftar për muajin e shenjtë të ramazanit.
Në bashkëpunim me komunën e Preshevës iftari do të shtrohet me 21 maj tek stadiumi i qytetit në ambient të hapur. Të gjithë të interesuarit që deshirojnë të marrin pjesë në këtë iftar në mënyrë të organizaur ,mund të adresohen në komunën e Preshevës për t'i marrë ftesat.
Shoqata vizioni për zhvillim dhe kooperim –Preshevë.