Mediat kanë raportuar se kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri pritet që së shpejti t’i bashkohet Vetëvendosjes së Kurtit.
Por, sekretari i AKR-së, ka thënë se nuk ka pasur ndonjë indikacion nga Bahtiri që ta braktisë AKR-në.
Jo, nuk bëhet fjalë për një largim. Ne së bashku para disa javë kemi mbajtur një takim së bashku të cilin Bahtiri e ka drejtuar dhe nuk ka asnjë indikacion që ai të largohet”, ka thënë Makolli.
Madje ai ka treguar se Bahtiri është autorizuar nga kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ta zëvendësojë atë në mungesë të tij në parti.
Kujtojmë se në zgjedhjet lokale në raundin e dytë Bahtiri kishte lidhur koalicion me Vetëvendosjen në Mitrovicë