Deponitë e egra në Komunën e Preshevës janë një pasqyrë e disfatës shoqërore për mirëmbajtjen e ambientit ku jetojn qytetarët.
Qytetarë të pa ndërgjegjshëm hedhin mbeturina vend e pa vend çka e ndëmtojnë imazhin e Preshevës.
Ne si ekip i Rtv Aldi ishim në deponin e mbeturinave Przhar vend ky që është në rrugën magjistrale Preshevë-Gjilan ku qytetarë të pa ndërgjegjshëm hedhin mbeturinat për skaj rrugës dhe jo në vendin e duhur, mbetuina të buta dhe mbeturina të forta materiale.
Përveq kësaj dëmin që e bëjnë është çka edhe i ndezin mbeturinat dhe po e ndëmtojn ajrin e qytetit të Preshevës.
Enver Aliu kryeshef i inspekcionit pranë administratës Komunale në Preshevë për Rtv Aldi tha se si drejtori sëbashku me inspektorët kemi dal në teren dhe kemi vëzhguar për së afërmi dhe kemi parë dëmin qe po i shkaktojnë vendit tonë, pamje jo të mirë po i japin me hedhjen e mbeturinave vend e pa vend.
z.Aliu po ashtu tha se kemi planë si drejtori që para ardhjes së bashkatdhetarëv në vendin tonë të marrim aksionin për pastrimin e rrugës kryesore nga qendra e qytetit të Preshevës deri tek deponitë e egra ta bëjm pastrimin e rrugës në të dy anët.
Qytetarët e pandërgjegjshëm tashmë nuk po zgjedhin vend se ku ti hedhin mbeturinat, apo aty ku i vie më afër edhe pse në deponinë e qytetit nuk i pengon askush që ti hedhin.