Ndarja e fëmijëve nga prinëdrit e tyre emigrantë ka shkaktuar reagime të forta në Amerikë. Katër Zonjat e Para, përfshi edhe vetë Melania Trump, kanë dalë kundër mbajtjes së fëmijëve larg prindërve, në kampe të posaçme.
Tani edhe tri shtete Amerikane po mbyllin bashkëpunimin me Shtëpinë e Bardhë për të dërguar trupa në kufi me Meksikën.
Andrew Cuomo, Guvernatori i Nju Jorkut, tha se nuk do të bëheshin kurrsesi pjesë e këtij trajtimi çnjerëzor të emigrantëve. Ai njoftoi tërheqjen e menjëhershme të trupave, vendime që u pasuan nga Kolorado dhe Masaçusets.