Berlini dhe Parisi dakordohen për krijimin e buxhetit të Eurozonës

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se ka rënë dakord me kreun francez Emmanuel Macron për të krijuar një buxhet të eurozonës

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se ka rënë dakord me kreun francez Emmanuel Macron për të krijuar një buxhet të eurozonës që do të synojë në nxitjen e investimeve dhe përmirësimin e integrimit ekonomik midis anëtarëve të bllokut.

"Ne po hapim një kapitull të ri", tha Merkel pas bisedimeve me Macron mbi reformën dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe përpara samitit të BE në 28-29 qershor.