''ZPR'' organizon seminar ''Fjala sa njëmijë fotografi'' (VIDEO)

Zyra për të rinj në Presheevë ka organizuar seminar e tyre të radhës me moton ''Fjala sa njëmijë fotografi''...

Fëmija është gjëja me e çmuar e shoqërisë. Ata janë dashuria vet, të cilët e zbusin çdo zemër që rrah, e buzëqeshin çdo fytyr të mërrolur, e lumturojnë çdo vështirësi. Ardhmëria dhe shpresa jonë tek të cilët i kthejmë të gjithë ne sytë, rrjedhimisht të cilët kërkojnë kujdes më shumë se sytë, ekskluzivishtë për fëmijët është organizuar edhe seminari i radhës nga ana e zyrës për të rinj në mënyrë që edhe këta mos të ndihen të anashkaluar nga shoqëria.

Koordinatori i zyrës për të rinj Altin Boriçi dha prononcimin e tij për Rtv Aldi ku na foli rrethë organizimit të këtij seminari duke thënë kemi dy logoped të cilët do të ligjërojnë në këtë seminarë ku e kemi edhe një psikologe nga vendi jonë.

Me organizimin e këtij seminari fillimishtë kemi paraparë që të pranohen 30 pjesëmarrës mirëpo të interesuarit e kanë dyfishuar këtë numër dhe në mesin e tyre i kemi përzgjedhur dhe numri përfundimtarë është 42 pjesëmarrës kështu u shpreh Altin Boriçi gjatë pronocimit të dhënë.

Seminari realizohet nën ombrellën e Zyrës për të rinj ky seminar do të mbahet më datë 23 qershor ditë e shtunë i cili do të filloj nga ora 11:00 dhe do të zgjasë deri ora 17:00 seminari do të mbahet në sallën e zyrës për të rinj.