Sot në shkollat e mesme të Komunës së Preshevës ka përfunduar procesi shkollor, çka kështu nxënësit shkojnë në pushim 3 mujor dhe rikthehen më 1 shtator.
Ekipi i Rtv Aldi ishte sot në Gjimnazin Skëndërbeu ku zhvilluam intervistë me drejtorin e këtij instuticioni shkollor z.Nadër Sadiku.
z.Sadiku për Rtv Aldi tha se sot ka përfunduan procesi mësimor ku maturantët e kanë kryer disa javë më herët dhe ne si institucion shkollor kemi kryer obligimet tona i kemi dhënë gjitha dokumentet e nevojshme maturantëve,mirëpo për ne është shqetësuese sepse edhe vitin e ri shkollor do ta kemi një paralele më pakë pra 30 nxënës më pakë.
z.Sadiku gjatë kësaj inerviste po ashtu foli për trekëndëshin profesor nxënës prind ku tha se raporti profesor nxënës është i rregullt mirëpo me prindërit jemi të dëshpëruar se nuk kanë fare interesim për fëmijët e tyre.
Kjo mbetet sfidë dhe shqetësuese për Luginën e Preshevës dhe vetë istitucionet shkollore mungesa e teksteve shkollore dhe rënia e numërit të nxënësve.