LSDM: Himni dhe simbolet shtetërore nuk janë pjesë e Marrëveshjes me Greqinë

Himni dhe simbolet shtetërore nuk janë pjesë e marrëveshjes me Greqinë dhe aspak nuk kanë qenë pjesë e bisedimeve

Himni dhe simbolet shtetërore nuk janë pjesë e marrëveshjes me Greqinë dhe aspak nuk kanë qenë pjesë e bisedimeve. Kjo nënkupton që asnjë simbol nuk ndërrohet dhe as që bëhet fjalë mbi atë se përdorimi i tyre, reagojnë nga Lidhja Social Demokrate lidhur me akuzat e VMRO-DPMNE-së, se me marrëveshjen për Greqinë po zhvillohet etnocid.

Marrëveshja e garanton identitetin maqedonas i cili asnjëherë nuk do të kontestohet ose mohohet nga të tjerët dhe do të hapet rruga për integrimet Euro-Atlantike të cilat janë interes nacional, përfundojnë nga LSDM.