Marrëveshja për emrin, Mej i shkruan Zaevit

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Tereza Mej sot i ka dërguar letër urimi kryeministrit Zoran Zaev

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Tereza Mej sot i ka dërguar letër urimi kryeministrit Zoran Zaev për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe ratifikimit të saj në Parlament.

Kjo arritje e rëndësishme nuk do të ndodhte pa guxim politik, mision dhe liderizëm, ku të dy kryeministrat e treguat. Siç biseduam më herët në Shkup, zgjidhja e kësaj çështje do të sjellë të mira enorme për të dyja shtetet, si dhe për tërë regjionin, ka shkruar Mej.

Në letrën e Mej thuhet se përfundimisht pas 25 viteve të kontesit të emrit, dëshira e shumicës së qytetarëve, të cilët duan që ta shohin vendin e tyre anëtar në NATO dhe BE, do të hapen dyert për këto aspirata.