Macron kritikohet për ndërtimin e një pishine

Presidenti francez Emmanuel Macron po përballet me kritika në lidhje me planet e tij për të ndërtuar një pishinë në shtëpinë e tij private presidencia

Presidenti francez Emmanuel Macron po përballet me kritika në lidhje me planet e tij për të ndërtuar një pishinë në shtëpinë e tij private presidenciale.

Pishina e planifikuar në Fort Brégançon, në bregdetin jug-lindor të Francës, është e dizajnuar që të ofrojë privatësi për familjen e presidentit, në veçanti për fëmijët.

Megjithatë kundërshtarët politikë të Macron kanë thënë se ky plan është ekstravagancë.

Çmimi i ndërtimit të kësaj pishine besohet të jetë rreth dhjetë mijë euro.

Planet për nderimin e kësaj pishine vijnë pas diskutimeve të shumta në lidhje me çmimin e pjatave për darkë në pallatin Élysée.