Policia është e vëtëdijshme për përballjen, shkruan media zvicerane “Aargauer Zeitung”, duke treguar edhe komentet fyese të tifozëve serbë pas publikimit të fotos nga Xherdan Shaqiri me atletet që kishin flamurin e Zvicrës dhe Kosovë.
“Ne kemi kryer analiza të rrezikshmërisë dhe kemi definuar lojën,” tha zëdhënësi i policisë, Roland Pfister.
Përleshjet mes shqiptarëve dhe serbëve nuk janë histori e panjohur për shumë vende perëndimore. Gjatë përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd në 2015, u raportuan një sërë incidentesh në disa qytete zvicerane.