Kryetari Arifi takim me ambasadorin amerikan z. Kyle Scott në Beograd

Kryetari Arifi takim me ambasadorin amerikan z. Kyle Scott

Përkrahja e plotë e ambasadës amerikane në Beograd për punën që jemi duke bërë , është tregues i qartë se duhet ti vazhdojmë proceset dhe sfidat që kemi nisur, në këtë proces të madh të ndryshimit.

Gjate ditës së sotme, u takuam me ambasadorin amerikan, z. Kyle Scott , ku u informua rreth planeve afat shkurte dhe ato afat mesme që kemi ndërmarrë si pushtet lokal, për sfidat me të cilat jemi duke u ballafaquar, si dhe mënyrën se si ti tejkalojmë këto sfida, edhe me ndihmën e ambasadës amerikane.

Duke qenë i informuar ambasadori rreth problemit të hapjes së kufirit, më njoftoi se kohë më parë kishte patur takim me ministrin serb të punëve të brendshme, ku përcolli mesazhin se hapja e kufirit është definitivisht çështje teknike, ku është duke u punuar intenzivisht rreth finalizimit të përgatitjeve teknike, që çon deri tek stadi final i hapjes së kufirit Miratoc - Llojan.

Ambasada amerikane mbetet e përkushtuar që vazhdimisht ta përkrahë komunën e Preshevës në projektet e saja, përderisa ne si pushtet lokal vazhdojmë të punojmë në vazhdimësi për komunën tonë.

Ky është postimi në facebook të kryetarit të komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi