Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar gjatë ditës së sotme ka qëndruar për një vizitë pune një delegacion i Këshillit Kombëtar Hungarez me në krye kryetarin Jene Hajnel.
Më këtë rast në një konferencë për madie, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Shukri Ymeri ka thënë se ky takim ka ardh në vazhdën e takimit që kishim kohë më parë në Këshillin Kombëtar Hungarez në Vojvodinë ku kemi marrë përvoja të shumta dhe kemi shkëmbyer përvojat tona.
“Me Këshillin Kombëtar Hungarez kemi një bashkëpunim të veçantë, është një këshill nacional shum i organizuar. Ne kemi patur një takim pune në Suboticë më herët dhe atje kemi marrë shumë përvoja dhe kemi shkëmbyer përvojat tona” është shprehur Ymeri.
“Ky takim bashkpëunues bazohet në fushën e arsimit, kulturës, inormimit dhe përdorimiot të gjuhës, por sot kemi të bëjmë me ndryshimet e ligjeve në fushën e arimit dhe kulturës për pakicat nacionale” ka thënë mes tjerash Shukri Ymeri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Nga ana tjetër edhe kryetari Këshillit Kombëtar Hungarez, Jene Hajnel u shpreh i kënaqur nga ky takim duke thënë se takimi ishte i rëndësishëm dhe domethënës.
“Takimi i sotëm për mua ishte një takim shum i rëndësishëm dhe domethënës, në anën tjetër ishte takim mes miqëve, gjithashtu do të ndajmë përvojat tona dhe kam shumë gjëra për të mësuar nga Këshillit Kombëtar Shqiptar. Po ashtu edhe përvojat tona që i kemi në Vojvodinë si hungarez të i ndajmë këtu. Ky edhe është qëllimi ynë pse jemi këtu “ deklaroi kryetari i Këshillit Kombëtar Hungarez Jene Hajnel.
Takimi i sotëm në mes Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Këshillit Kombëtar Hungarez ishte organizuar nga Organizata për siguri dhe bashkëpunim Europian OSBE e cila ka zyret e saja edhe në Bujanoc.