Bashkimi Evropian - Program për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ''EU PRO'' (Video)

Info sesion - mbështejte për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga Bashkimi Evropian

Në kuadër të konkursit të shpallur nga Bashkimi Evropian "EU PRO" për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme është mbajtur info sesioni i radhës në komunën e Bujanocit. Ky konkurs përfshin  dy rajone të Serbisë jugore, 99 bashkësi lokale, ku janë të përfshira dhe komuna e Bujanocit dhe ajo e Preshevës. 

Efgjenie Islami asistente në programin "EU Pro", për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme na tregoi më hollësisht në lidhje me këtë konkurs, përmbajtjen e tij, qëllimin dhe infosesionin i cili po zhvillohet.

Në këtë konkurs ndërmarrjet e  themeluara nga 1 janari i vitit 2016 deri më 31 dhjetor të vitit 2017 mund të aplikojnë me projekte me vlerë prej 10.000-20.000 euro ndërsa ndërmarrjet e themeluara nga 1 janari i vitit 2013 deri më 31 dhjetor të vitit 2015 me vlerë prej 10.000-30.000 ose deri në 50.000 euro.

Ky program ndihmon ndërmarrjet dhe ndërmarrësit e bizneseve të vogla dhe të mesme, duke i dhënë mjete të pakthyeshme me qëllim rritjen e tregut të punës, si dhe zhvillimin e bashkësive lokale.