Takimet do të ndodhin në mes 20 deri me 26 të muajit gusht në Monte Kumgang në territorin e qeverisur nga Kim Jong Un.
Miliona persona kanë qenë të ndarë për më shumë se 60 vite nga lufta që ka ndodhur në mes të vitit 1950 – 1953.
Koreja Veriore dhe Koreja Jugore janë marrë vesh këtë të premte që në gusht të i takojnë familjet e ndara në Luftën e Koresë, për herë të parë që nga viti 2015, sipas një komunikate të Kryqit të Kuq, transmeton Gazeta Express.
Shumë njerëz kanë vdekur pa mundur të i shohin edhe një herë familjarët e tyre, pa marrë vesh asgjë.
Vetëm 57 mijë persona të cilët janë të regjistruar të i shohin familjarët e tyre në Kryqin e Kuq janë ende gjallë.