Forumi Rinor Miratoca ndihmon familjen Ibrahimi nga Miratoca (Video)

Në këtë shtëpi të vjetër 40 vjeçare jeton familja Ibrahimi nga fshati Miratoc në kushte teje të vështira...

Në këtë shtëpi të vjetër 40 vjeçare jeton familja Ibrahimi nga fshati Miratoc në kushte teje të vështira në një shtëpi të vjetër e cila nuk i plotëson kushtet për të jetuar një jetë normale.

Në këte shtëpi jetojnë 7 anëtarë të familjes, ne si ekip i TV Aldi u futëm në këtë shtëpi dhe pamë për së afërmi kushtet në të cilat jetonë familja Ibrahimi, të cilët nuk kanë ujësjellës brenda shtëpisë dhe janë të detyruar të bartin ujë me metra të tëra, dritare të vjetëruara dhe pa kulëm  të rregulluar.

Gjendjen e kësaj familje e ka parë Forumi Rinor Miratoca i cili ka vizituar për së afërmi këtë familje dhe kanë marrur iniciativën për të ndihmuar këtë familje për të i'a renovuar shtëpinë.

Fatmir Agushi anëtar i këtij forumi për TV Aldi tha se kjo nuk është iniciativa e parë por kemi pasur edhe iniciativa të tilla për ti ndihmuar familjeve në nevojë ne kemi vizituar këtë familje dhe e kemi parë të rrugës që ti dalim në ndihmë për renovimin e shtëpisë.

Ai tha se Forumi Rinor i Miratocës do të vazhdojë me projekte të tjera që janë në interes të qytetarëve tanë.

Forumi Rinor Miratoca i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të vullnetit të mirë t'i ndihmojnë në këtë iniciativë për ndihmën e famiijes Ibrahimi.