Thaçi thërret konferencë për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi pritet që pasditen e kësaj të enjte të mbajë një konferencë për media.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi pritet që pasditen e kësaj të enjte të mbajë një konferencë për media.

Klan Kosova merr vesh se temë kryesore e këtij adresimi për media të Presidentit Thaçi është çështja e dialogut Kosovë- Serbi.

Adresimi i presidentit po ndodh pas katër ditësh që kur ai pati takimin e fundit me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se për çështjen e dialogut final, Presidenti Thaçi iu drejtua qytetarëve dhe spektrit politik përmes mediave edhe para këtij takimi të fundit që pati.

Konferenca pritet të mbahet sot në orën 17.00 në Kabinetin e Presidentit.