Partia në fuqi kishte rënie të mbështetjes në zgjedhjet parlamentare krahasuar me zgjedhjet presidenciale, duke fituar 43%, mirëpo me mbështetjen e Partisë Lëvizja Nacionale që fitoi 11%, Erdogan do të ketë një shumicë në parlament.
“Është e mundshme që të ketë disa emra të Partisë Nacionaliste që presidenti do t’i konsiderojë të duhur për cabinet. Në fund, Erdogan do të vendosë“, tha një zyrtar i Partisë Nacionaliste. Një burim tjetër brenda partisë së Erdoganit deklaroi se nuk do të ishte befasi nëse presidenti do të emëronte ministra nga Partia Nacionaliste në kabinetin e tij të ri. Së bashku dy partitë fituan 343 ulëse nga 600 sa ka parlamenti turk.