KF ''Mehajt'' fitues i turnirit ‘’Musa Musahu’’ në Preshevë (Foto, Video)

Ekipet finaliste KF ''Mehajt'' dhe KF ''Rainca''

Është zhvilluar dhe ndeshja finale në turnirin tradicional ''Musa Musahu'' në Preshevë, ku ekipet finaliste ishin KF ''Rainca'' dhe KF ''Mehajt''.

Turniri është organizuar nën patrionatin e Organizatës për Kulturë Fizike në Preshevë dhe ndeshja është zhvilluar në stadiumin e vogël të qytetit, rtvaldi.com 

Për të mbështetur dy ekipet garuese të pranishëm ishin dhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

Ndeshja filloi në orën 18:00 me çrast ekipi i K.F ''Mehajt'' ka arritur që të shënojë 8 gola kundër K.F ''Rainca' e cila ka shënuar vetëm një gol.

Dashnim Saqipi sekretar i OKF deklaroi që fitues i këtij turniri është K.F. ''Mehajt'' dhe poashtu falëderoi dhe bashkëatdhetarin Tefik Kadriu i cili ka dhënë një donacion për turnirin.

Në fund të turnirit “Musa MUsahu” u ndanë dhe mirënjohje për lojtarët më të mirë dhe medalje për pjesëmarrësit e KF ''Rainca'' dhe KF ''Mehajt'', rtv aldi.com