Në një vizitë zyrtare sot në komunën e Bujanocit qëndroi koordinatori nacional për Kulturë, Rini dhe Sport nga Republika e Kosovës z.Rexhep Hoti.
Ai vizitën e parë e zhvilloi me kryetarin e komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi ku u prit nga z.Kamberi.
Ata këtë takim prej gjysëm orësh e zhvilluan në kabinetin e kryetarit Kamberi ku qëllimi i ardhjes së z.Hoti ishte që të shpalosë projektin e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, projekt ky që është nacional.
Pas këtij takimi kryetari Kamberi para mediave tha se me zëvendësministrin Hoti, kemi biseduar për rrjedhat politike dhe kulturore në Bujanoc, për mundësinë që edhe komuna e Bujanocit, të kyçet në një projekt të veçantë ndërnacional, të cilin e ka nisur Ministria e Kulturës të Republikës së Kosovës, dhe se Bujanoci është vendi i parë ku po promovohet ky projekt, rtvaldi.com
Edhe z.Rexhep Hoti, theksoi se ka ardhur në Bujanoc, për të shpalosur një projekt të garave në kulturë, sport e arsim. Bëhet fjalë për një projekt shumë voluminoz, që përfshin brezin parashkollor, deri te studentët para mbarimit të studimeve. Është projekt që përfshinë fushat si sporti, dituria dhe kreativiteti kulturor.
Vizitën e tij në Bujanoc z.Rexhep Hoti, e vazhdoi në takimin me kryetarin e KKSH-së, Shukri Ymeri, rtvaldi.com