Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport viziton Këshillin Kombëtar Shqiptar (Video)

Ai erdhi në Bujanoc për të shpalosur një projekt mjaft të rëndësishëm për rininë e Luginës së Preshevës

Ai erdhi në Bujanoc për të shpalosur një projekt mjaft të rëndësishëm për rininë e Luginës së Preshevës, këtë projekt nuk i'a shpalosi vetëm kryetarit Kamberi por në një takim zyrtar ai vizitoi edhe Këshillin Nacional Shqiptar ku u takua me kryetarin e këtij institucioni z.Shukri Ymeri.

Gjatë këtij takimi zyrtar ata bashkëbiseduan mbi mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjelltë në mes të Këshillit Nacional Shqiptar dhe Ministrisë kosovare për Kulturë, Rini dhe Sport, rtvaldi.com 

Pas këtij takimi z.Ymeri para mediave tha se ky projekt për ne është i mirëpritur dhe e mbështesim si KNSH.

Ndërkaq nga ana tjetër koordinatori për çështje nacionale nga qeveria e Kosovës tha se ky projekt po shpaloset për herë të parë këtu në komunën e Bujanocit dhe është nacional në interes të rinisë së Luginës së Preshevës nga moshat e vogla deri ata në studime.

Ai tregoi edhe se kur fillon së implementuari ky projekt i madh nacional.

Z.Hoti pas takimit me z.Ymeri vazhdoi edhe takimet të tjera zyrtare për shpalosjen e këtij projekti si në Shtëpinë e Kulturës dhe në Organizatën ''Shpresa'' në Bujanoc, rtvaldi.com