Thaçi i përgjigjet opozitës: Presidenti ka mandat për udhëheqjen e dialogut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka folur për takimin e së dielës në Bruksel me presidentin e Serbisë...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka folur për takimin e së dielës në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Thaçi i pyetur nga gazetarët për kritikat e opozitës se ai po e udhëheq dialogun pa përkrahjen e skenës politike në vend, tha se roli i tij si president, është një rol i zgjedhur nga populli dhe Kuvendi, dhe kjo çështje si e tillë nuk duhet të personalizohet, raporton lajmi.net

“Presidenti është i zgjedhur nga kuvendi dhe përfaqësuesit e popullit të Kosovës, kjo çështje nuk është individuale ose personale, dhe presidenti e ka legjitimitetin kushtetues për të dialoguar”, është shprehur Thaçi.

Tutje Thaçi ka thënë se rëndësia e kësaj qëndron në atë se të gjitha partitë politike në Kosovë janë pro-dialogut.

“Do të jetë një periudhë jo e shkurtë kohore kur duhet të marrim të gjithë përgjegjësi , dhe pastaj ato mundësi që do të ofrohen, përgjigjen të marrim bashkarisht dhe po ashtu edhe përgjegjësinë”, deklaroi  Thaçi.

Në fund, Thaçi tha se Kosova duhet të sigurohet që kjo është faza finale e dialogut për një zgjedhje të përhershme dhe jo të përkoshme.

“Dëshiroj të theksoj se ky proces është përfunditmar, nuk duhet të jetë hap i përkohshëm, duhet të punojmë shumë që kjo të jetë edhe negociata e fundit me Serbinë”, u shpreh Thaçi.