Si të gjithë institucionet shkollore edhe në entin parashkollor ''8 Marsi'' ka përfunduar procesi mësimor edhe pse për dallim nga institucionet e tjera shkollore enti parashkollor ende nuk ka përfunduar me të gjithë nxënësit e tyre, për shkak se ata të cilët janë me qëndrim ditor në këtë institucion do të vazhdojnë deri në fund të muajit korrik.
Me përfundimin e procesit mësimor dhe me përfundimin e regjistrimit të parashkollorëve të cilët do të fillojnë këtë vitë mësimnxënien ekipi i Televizionit tonë vizitoi këtë institucion shkollor për tu njoftuar më shumë rrethë procedurave të cilat i presin në vazhdimësi.
Drejtoresha e entit parashkollor ''8 Marsi'' znj.Sinavere Shaqiri na tregoi se në tërësi nuk kanë përfunduar të gjitha grupet, vetëm grupet e parashkollorëve kanë përfunduar ku janë të pajisur edhe me çertifikata dhe tanimë janë të përgatitur për t'u regjistruar në shkollë fillore, ndërsa grupi i fëmijëve të cilët janë me qëndrim ditor vazhdon ende.
Sa i përket regjistrimeve znj.Shaqiri u shpreh e gatshme edhe pse ka përfunduar regjistrimi siç është i paraparë me ligj mirëpo dyert janë të hapura dhe të gjithë prindërit të cilët kanë fëmijët e tyre në moshën adekuate për regjistrim në entin parashkollor janë të mirëseardhur për tu regjistruar deri në shtator.
Kur jemi tek regjistrimet edhe këtë vitë në përgjithësi në disa fshatra ka rënë numri i nxënësve kjo ulje vazhdon të jetë edhe në qytet.
Apeli i znj.Shaqiri ishte tek prindërit që të jenë më të vëmendshëm në regjistrimin e fëmijëve të tyre në rast të mos paraqitjes së fëmijëve masat ndërrmirren tek prindërit.