BL.Norçë anëtarësohet në N.P ''Moravica'' për grumbullimin e mbeturinave (VIDEO)

BL.Norçë anëtarësohet në N.P ''Moravica'' për grumbullimin e mbeturinave

Përderisa bashkësia lokale e fshatit Norçë asnjëher nuk e ka poseduar një vend adekuat për grumbullimin e mbeturinave tanimë ky problem ka gjetur edhe zgjidhjen e vet duke i'u bashkuar ndërrmarrjes së vetme publike ''Moravica''.

Bashkëfshatarët e këtij fshati kanë ndërrmarrur një inciativë shumë të qëlluar duke u angazhuar në bashkëpunim me kryetarin e kësaj bashkësie lokale që hudhja e mbeturinave mos të bëhet në vende të ndryshme por që t'i bashkohen N.P ''Moravicës'' dhe ky problem mos të vazhdojë më në mesin e tyre.

Burim Emini kryetar i bashkësisë lokale Norçë, sot pranoi edhe kontejnerët për hudhjen e mbeturinave me ç'rast ai u shpreh mjaft i kënaqur për bashkëpunimin që ka filluar si kryetar i bashkësisë lokale me drejtorin e N.P Moravicës.

 Personat të cilët kanë pranuar këtë iniciativë shpresoj të ndihen të kënaqur dhe ky numër ditëve në vijim shpresoj të rritet dhe grumbullimi i mbeturinave nga N.P Moravica të bëhët në tërë fshatin sepse vendet ku deri më tani janë hudhur mbeturinat më nuk do të jenë në disponim, ky është vendimi dhe qëndrimi i bashkësisë lokale në vazhdimësi dhe në këtë drejtim nuk do të ketë më lëshime, u shpreh z.Emini.

Bashkëvendasit të cilët këtë gjestë të mirë e kanë mirëpritur u pronocuan për Rtv Aldi ku u shprehën shumë të kënaqur në këtë aspekt duke shpresuar që kësaj iniciative t'i bashkohen të gjithë dhe më mos të bëhët ndotja e ambientit por edhe e rrethit ku jetojmë.

Bashkësia lokale Norçë ka marrur një vendim ku hudhja e mbeturinave në vendet ku deri më tani janë hudhur nuk do jetë në dispozicion të askujt sepse mënyra e vetme për grumbullimin e mbeturinave do ta kenë tek anëtarësimi në ndërrmarrjen publike ''Moravica''