Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë sot se për vizitë në Beograd do të mbërrijë sekretari shtetëror i Vatikanit kardinali, Pietro Paroloni
Sipas Daçiqit, zyrtari nga Vatikani do ta takojë edhe presidentin dhe kryeministren e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përkatësisht Ana Bërnabiq.
“Për ne kjo është vizitë shumë e rëndësishme”, ka thënë ai.
Ai tutje ka shtuar se Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke e quajtur të rëndësishme këtë, mirëpo Daçiq e ka vlerësuar edhe një mosnjohje tjetër tepër të rëndësishme.
“Po ashtu se Palestina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Kjo mosnjohje është e rëndësishme për shkak të faktorit islamik”, ka thënë Daçiq.
Sipas tij, kosovarët po lobojnë në Izrael për pavarësi dhe po paralajmërojnë se Ambasadën do ta hapin në Jerusalem.