Delawie: S’mund të jeni as në NATO e as në BE pa marrëveshje me Serbinë

Ambasadori amerikan Greg Delawie, tha se është viti që Kosova duhet të tejkalojë dallimet me Serbinë...

Ambasadori amerikan Greg Delawie, tha se është viti që Kosova duhet të tejkalojë dallimet me Serbinë. Ambasadori amerikan ka bërë me dije se duhet të arrihet marrëveshje përfundimtare. Ai dërgoi porosi për bashkim sa i përket dialogut derisa shtoi se Kosova ka problem madhor, luftimin e korrupsionit. “Vetëm kjo i hap Kosovës rrugën e integrimit”, tha Delawie. “Ju ende vuani nga mosnjohja e shtetit, pasojat vërehen sidomos në aspektin ekonomik dhe në investime, ju nuk do të mund të bashkoheni në NATO ose BE pa normalizuar marrëdhëniet me Serbinë” shtoi ambasadori Delawie. Ai dërgoi porosi për bashkim sa i përket dialogut derisa shtoi se Kosova ka problem madhor, luftimin e korrupsionit. Këto deklarata ai i bëri gjatë Ceremonisë së shënimit të 242 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, që po mbahet në Prishtinë.