Tusk shpreh rezerva për marrëveshjen për migrantët

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, e mirëpriti me rezerva marrëveshjen e re për migracionin, të arritur në orët e mëngjesit të së premtes..

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, e mirëpriti me rezerva marrëveshjen e re për migracionin, të arritur në orët e mëngjesit të së premtes, pas bisedimeve maratonë të liderëve evropianë në Bruksel. Tusk u tha gazetarëve se “është shumë herët të flitet për sukses” dhe se bërja e marrëveshjes ka qenë e lehtë “në krahasim me atë që duhet bërë në terren”. Me marrëveshjen e re mund të ndërtohen qendra të reja për migrantë në shtetet e BE-së, ku do të përpunoheshin kërkesat e azilit. Migrantët ekonomikë, të cilëve u refuzohen kërkesat, do të kthehen. Ata që konsiderohen refugjatë të vërtetë, do të strehohen.