Vetëvritet shoferi i Gardës, ishte pjesë e eskortës së Xhafajt

Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i pajetë në makinë paraditen e kësaj të shtune, me një plumb në kokë.

Nga dyshimet e para, viktima mendohet të ketë qëlluar mbi veten. Arsyet nuk dihen ende, ndërsa burime thanë se në makinë është gjetur edhe një pistoletë. Viktima ishte pjesë e eskortës shoqëruese të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie për të hetuar rrethanat e ngjarjes.