Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc organizon turnir humanitar në futboll të vogël

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc organizon turnir humanitar në futboll të vogël...

Mjetet e tubuara, fituesi i turnirit e ka të drejtën të i destinoj tek ajo familje apo tek ato familje ku më së shumti ka nevojë .

Paraqitja e ekipeve bëhet deri më 4 korrik 2018, ndërsa hedhja e shortit bëhet ditën e premte më 6 korrik 2018, ora 12:00 në zyrën e KBI-së në Bujanoc.

Lojërat zhvillohen ditën e shtunë, më 7 korrik 2018 në fushën sportive "PIPA" në Tërnoc, me pronar Izir Taipi, i cili qysh në fillim filloi me bamirësi, duke e liruar fushën e sportit pa pagesë. 

Sistemi i lojës është 5 + 1 me eliminim, pagesa për një ekip është 2000 din. Sponzori i kupave për fituesin e turnirit dhe lojtarin më të mirë do të jetë ëmbëltorja " Kanita" Tërnoc me pronar Sehar Ebibi.Gjithashtu do të vendoset edhe shporta e humanitetit.

 Për informata më të hollësishme kontaktoni në nr. tel. 0690334093