Negociatat, Fleckenstein arrin në Tiranë

Pasi BE-ja vendosi që hapja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë të shtyhet për vitin 2019, raportuesi për Shqipërinë në BE, eurodeputeti ...

Pasi BE-ja vendosi që hapja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë të shtyhet për vitin 2019, raportuesi për Shqipërinë në BE, eurodeputeti Knut Fleckenstein, ka arritur në Tiranë.

Mësohet se ai do të marrë pjesë në një diskutim lidhur me atë çka pritet nga Shqipëria pas 10 konkluzioneve të shpallura nga BE.

Në tavolinën e diskutimit ku do të marrë pjesë edhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, do të diskutohen edhe pritshmëritë dhe detyrat e Shqipërisë, në mënyrë që të përmbushen objektivat e Shqipërisë, rekomanduar në konkluzionet e fundit të raportit të Këshillit Europian.

Këshilli i Europës vendosi më 26 qershor hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë brenda vitit 2019. Lajmi u përshëndet edhe nga vendet skeptike brenda BE-së, siç ishte dhe rasti i Holandës.