Trump i kërkon Arabisë Saudite rritjen e prodhimit të naftës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, i ka kërkuar Arabisë Saudite të rrisë ndjeshëm prodhimin e naftës për të luftuar koston në rritje të karburantit

Trump shkroi në Twitter se kishte kërkuar nga Mbreti Salman që të rriste prodhimin e naftës deri në dy milionë fuçi në ditë.

“Çmimet janë të larta. Ai ka rënë dakord!” shtoi presidenti.

Trump tha se masa ishte e nevojshme për shkak të “trazirave dhe anomalisë në Iran dhe Venezuelë”.

Çmimet e naftës u rritën javën e kaluar, pjesërisht për shkak të planeve të SHBA.-së për të ri-vendosur sanksionet ndaj Iranit, një prodhues i madh i naftës.

Grupi i prodhuesve të naftës Opec ranë dakord të rrisin prodhimin, siç bëri Rusia, por kjo nuk arriti të sigurojë tregjet me naftë.