Trudeau akuzohet për ngacmim seksual

Justin Trudeau, kryeministri i Kanadasë, është akuzuar se e ka ngucur seksualisht një reportere gjatë një festivali muzikor në vitin 2000

Justin Trudeau, kryeministri i Kanadasë, është akuzuar se e ka ngucur seksualisht një reportere gjatë një festivali muzikor në vitin 2000

Por, kryeministri i Kanadasë i ka mohuar këto pretendime duke thënë që nuk mban mend ndonjë “ndërveprim negativ” të ketë ndodhur atë ditë.

Këto akuza e kanë dominuar debatin politik ditët e fundit në Kanada.

Në atë vakt, Trudeau ishte mësues 28 vjeçar që po e përcillte festivalin muzikor të sponzoruar nga një kompani birrash në British Columbia. Festivali po mbledhte para për të rritur sigurinë nga orteqet, shkaku i të cilit kishte vdekur vëllai i Justinit, Micheli në vitin 1998.

Disa ditë pas këtij eventi, kishte dalur një editorial në një gazetë lokale duke e akuzuar Truedaunë për ngacmim seksual të një reportereje grua që po e mbulonte medialisht atë ngjarje.

Sipas editorialit, gruaja në fjalë ishte ndjerë tepër e parespektuar ndërkohë që Justin Trudeau i kishte kërkuar falje.