Kohë më parë është bërë vendosja e kamerave sinjalizuese në të gjitha vend kalimet kufitare në Serbi, një mundësi më shumë për të parë se si është gjendja aktuale në këto vend kalime nëse doni të udhëtoni për në një shtet tjetër.
Për ta parë gjendjen aktuale në vend kalimet kufitare nëpër Serbi RTV Aldi këtë rrjetë e ka instaluar në portalin zyrtar të televizionit www.rtvaldi.com.
Tashë e tutje të gjithë ata persona të cilët dëshirojnë që gjatë rrugëtimit të tyre mos të kalojnë me orë të tëra duke pritur mjafton të vizitojnë portalin zyrtar www.rtvaldi.com ku në ballinën e portalit qëndron edhe njoftimi ''Gjendja aktuale në vend kalimet kufitare në Serbi''.
Ky njoftim do të jetë në dispozicionin tuaj tërë kohën, ku përmes këtyre kamerave ju mund të shihni gjendjen aktuale nëpër të gjitha vendkalimet kufitare nëpër Serbi si:
Hyrja dhe dalja në vend kalimin kufitar Horgosh-Hungari
Hyrja dhe dalja në vend kalimin kufitar Batrovc-Kroaci
Hyrja dhe dalja në vend kalimin kufitar Gradinë-Bullgari si dhe
Hyrja dhe dalja në vend kalimin kufitar Preshevë-Maqedoni.