Diarret paraqesin një shqetësim dhe problem shëndetësor për popullatën pasi janë të shpeshta sidomos në periudhën e verës duke u karakterizuar me shenja dhe simtoma karakteristike të jashtëqitjeve të ujëshme e kjo si pasojë e ushqimeve jo higjienike dhe të ekspozuara në temperaturë joadekuate.
Desaret Murati mjek i përgjithshëm pranë Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, konkretisht në repartin e Praksës së Përgjithshme na tregoi më hollësisht se çfarë janë diarret dhe si njihen në popullatë.
Për parandalimin e shfaqjes së diarreve janë dhe disa këshilla mjekësore dhe higjienike siç është pastrimi i duarve para përgatitjes së ushqimit, mos të konsumohet ushqim i ndenjur, si dhe t'i shmangemi ushqimeve të shpejta apo fast-food.
Diarrea apo barkëqitja është një problem i cili mund të trajtohet lehtë dhe nuk paraqet një problem serioz përveç në rastet kur këto diarre janë të shoqëruara më gjak andaj kjo është pika kyçe ku duhet t’i kushtohet vëmendje e posaçme dhe të marrim trajtimin e duhur.