Kishte deklaruar se do të dorëhiqej, por tani, ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ka dhënë një afat të ri për Angela Merkel, deri të mërkurën.
Të mërkurën Seehofer feston edhe ditëlindjen e tij.
Sidoqoftë, CSU është ende në kërkim të një pakti me CDU lidhur me çështjen e migrantëve.
Presidenti i Bavarisë, Markus Soeder ka pohuar sot se stabiliteti i qeverisë nuk ishte në diskutim.