Më 5 korrik, në Kuvendin e Maqedonisë, ratifikimi i Marrëveshjes për emrin

Seanca e Kuvendit për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedonisë është caktuar ditën e enjte, 5 korrik

Seanca e Kuvendit për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedonisë është caktuar ditën e enjte, 5 korrik.

Data është caktuar në takimin koordinues të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve parlamentare.

Opozita vazhdon ta kundërshtojë këtë marrëveshje.