“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Jordanisë të mbajë kufijtë e hapur për shtete tjera në rajon dhe t’i pranojë civilët që kanë ikur nga vendi i tyre”, ka thënë zëdhënësja e OKB-së për të Drejta të Njeriut, Liz Throssell.
Zëdhënësi i UNHCR-së, Andre Maheçiq, ka thënë se është vlerësuar se 40,000 sirianë janë mbledhur afër kufirit me Jordaninë, vendi i cili tashmë ka pranuar 650,000 refugjatë sirianë.