Banorët e fshatit Tërnavë i dalin në ndihmë familjes Ramadani nga Tërnava (Video)

Të rinjë nga fshati Tërnavë i kanë dalur në ndihmë familjes Ramadani e cila jeton në kushte të vështira

Fati jo i mirë ka rënë mbi këtë familje, familjen Ramadani nga fshati Tërnavë.

Në këtë shtëpi jetojnë një familje katër anëtarëshe, babai, e ëma dhe dy djemtë, dhe megjithë sfidat e jetës ata i'a kanë dalur që të përballojnë nëpërmjet njerëzve human dhe solidar.

Se mirësia ekziston akoma, këtë gjë e kanë vërtetuar banorët e këtij fshati, të cilët janë bashkuar nëpërmjet një iniciative të ndërmarrur nga bashkëfshatari Ruzhdi Zylfiu, ku kanë filluar dhe punimet e nevojshme për të renovuar shtëpinë e Limon Ramadanit.

I biri Behar Ramadani na tregoi për vështirësit që kanë hasur deri më tani, duke jetuar në një dhomë të vetme për një jetë të tërë, me prindërit të sëmurë dhe me punë të cilën e bënë saher që ta thërras ndokush, jetesë kjo vetëm sa për të mbijetuar.

Vullnetar të shumtë i kanë dalur në ndihmë kësaj familje, duke filluar nga shtrimi i pllakave të betonit, lyerjen nga brenda të shtëpisë, sigurimin e dyerve dhe dritareve dhe të mobilerive, mirëpo ajo për të cilën ka nevojë kjo familje është edhe rregullimi i kulmit të shtëpisë kështu u deklarua për TV Aldi kryetari i bashkësisë lokale Tërnavë z.Rabit Rexhepi.

Iniciativa e ndërmarrur nga njerëzit vullnetmirë ka ndihmuar këtë familje në masë të madhe mirëpo këta persona kanë akoma nevojë për t'i dalur në ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë.