Funksionimi efektiv i administratës komunale në vendin tonë gjithmonë ka qenë në shërbim të qytetarëve e në këtë drejtim normalisht që me ardhjen e muajit korrik dhe me ardhjen e diasporës tonë që kryesisht në këtë periudhë i shfrytëzojnë pushimet e tyre, administrata komunale duhet të jetë edhe më e mobilizuar për t'iu shmagur pritjeve të gjata përderisa dëshirojnë të kryejnë ndonjë shërbim.
Për t'u njoftuar rrethë funksionimit të administatës komunale, për përgatitjet e tyre dhe rregullat që duhet respektuar ekipi i RTV Aldi zhvilloi një intervistë me kryeshefin e përgjithshëm të administratës komunale z.Agim Ymeri ku gjatë kësaj interviste ai na foli për mobilizimin që kanë bërë si administratë komunale ku janë furnizuar me pajisjet që palët kanë nevojë e kryesisht për të gjithë ata që jetojnë në diasporë gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje të mund t'i kryejnë edhe obligimet e tyre dhe në këtë drejtim mos të hasin vështirësi.
Administrata komunale është institucion që duhet të respektohet dhe në këtë drejtim unë shpresoj që në këtë sezon dhe në këto kohëra secili duhet të gjindet në vendin e tij të punës sepse me një fjalë ''Ne jemi servis i qytetarëve të cilët duhet t'i shërbejmë qytetarëve'' kështu u shpreh z.Ymeri.