NP ''Komunalia'' përfiton një kamion nga donacioni i UNDP-së

NP "Komunalia" përfiton një kamion nga donacioni i UNDP-së

Përmes një konkursi të hapur nga UNDP, gjatë vitit të kaluar, NP "Komunalia" ka arritur të përfitoj një kamion për mbledhjen e mbeturinave të madhësisë 10 metrave kub.

Kamioni me standarde europiane, sot iu dorëzua përfaqësuesve të Komunalisë, të cilët pritet shumë shpejt t'a fusin në përdorim në grumbullimin e mbeturinave në disa nga fshatra Komunës së Bujanocit, që aktualisht janë jashtë sistemit të grumbullimit të mbeturinave.

Ky është postimi në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit.