Çdo vit, më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Pavarësisë. Sivjet, 4 Korriku shënon 242 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike.
Me këtë rast dhe kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi, zëvendëskryetari z.Armend Aliu dhe kryetari i kuvendit komunal z.Sami Salihu me ftesë të Ambasadorit Kyle Scott kanë marrur pjesë në organizimin festiv për nderë të kësaj dite, këtë gjë kryetari Arifi e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook ku ka shkruar:
Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë 242 vjetorin e pavarësisë, në pritjen e organizuar nga Ambasadori Kyle Scott, i uruam këtë festë!
Urime Amerikë!