''Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim'' në Preshevë ka ndërrmarrur një aktivitet në bashkëpunim me organizatën ''TIKA'' nga Turqia për të sjellur një artizanat të ri në vendin tonë në mënyrë të krijimit të kuadrove në këtë drejtim, është ky pra projekti i rrobaqepsisë, ku kohë më parë organizata ''TIKA'' ka qëndruar në vendin tonë dhe është takuar me kryetarin e komunës z.Shqiprim Arifi ku komuna këtij artizanati i'a ka siguruar edhe ambientin se ku do të mbahen këto trajnime.
Koordinatori i shoqatës ''Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim'' z.Shefki Jonuzi gjatë muajit qershor ka qenë në vizitë në Turqi ku dhe është takuar më përfaqësues të organizatës ''TIKA'' për të diskutuar në detaje rrethë projektit të rrobaqepsisë që e financon kjo organizatë ku dhe për këtë projekt i dhuron edhe makinat dhe materialin punues, ku projekti realizohet ne bashkëpunim me komunën e Preshevës kështu u shpreh z.Jonuzi gjatë intervistës që zhvilluam.
Objekti ku do të ndiqet kursi është Shtëpia e Kulturës ''Abdulla Krashnica'' ku në këto grupe do të ketë trajner dhe menaxher, ky kurs do të përbëhet nga dy grupe dhe grupi i parë do të jetë prej moshës 18-28 vjeç ndërsa grupi i dytë do të përbëhet nga mosha 28-38 vjeç.
Ky kurs do të fillojë në këtë muaj dhe do të jetë i hapur për gjininë femrore ku dhe me përfundimin e këtij kursi do të pajisen edhe me çertifikatë dhe personi në fjalë do të jetë i aftë të fillojë punë qoftë në një biznes të ri, qoftë të punësohet në ndonjë biznes të rrobaqepsisë në vend.