Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur sot konferencë për media gjatë së cilës janë shpalosur rezultatet e sondazhit me opinionin publik, lidhur me fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi dhe çështjet aktuale që janë trajtuar se fundi nga partitë politike si zgjedhjet e parakohshme.
Nga rezultatet e anketës nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën, del se LDK do të ishte partia më e votuar nga qytetarët.
Sipas këtj, rezultati, 30.8% kanë dhënë se do të votonin për Lidhjen Demokratike të Kosovës, 23% për Partinë Demokratike të Kosovës, 21.2% për Lëvizjen Vetëvendosje, 10.4% për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, 6.3% Nisma Socialdemokrate, 2.4% Partia Socialdemokrate, 2% Lista Serbe dhe 4.1% të tjera.
Janë 11.6% e të anketuarve që kanë refuzuar të përgjigjen në këtë pyetje.