Ahmeti ka thënë se ky ishte një tentim i radhës i shoqërisë civile që te arrihet nje marrëveshje për dialogun me Serbinë, raporton lajmi.net.
“Që në fillim ky tentim dështoi ngase nuk morën pjesë as kryetarët e PDK-së, AAK-së dhe dalja e LDK-së nga tryeza. Qëndrimet e qeverisë dhe koalicionit janë shumë të largëta për këtë koncensus”, tha fillimisht kryetari i PSD-së.
Sipas Shpend Ahmetit tryezat e tilla vetëm po largojnë partitë nga konsensusi.
Ai theksoi se nëse ka takime të tilla atëherë ata nuk do të marrin pjesë.
“Partitë prezentuan qëndrimet e veta me të cilat ne nuk u pajtuam. Besoj që iniciativa të tilla po konsumojnë arritjen e një marrëveshje. Nuk bëhet nevojë për ekip uniteti kur kemi Kuvendin për dialogun. Nuk u dakorduam për takimë tjera mirëpo nese janë të tilla nuk marrim pjesë”, theksoi Shpend Ahmeti.
Në këtë takim nuk shkoi Vetëvendosja, kurse nga tryeza u largua edhe Lutfi Haziri i LDK-së.