• E mërkurë / Mar-19 04:53
  • Kontakt

Serbia në dëlir të rrejshëm, thotë se përmbysi synimet e Kosovës

Gazeta serbe, Telegraf, sot ka dal me një shkrim ku thotë se synimi i Serbisë është i përmbushur në raport të pengimit të Kosovës në arenën ...

Gazeta serbe, Telegraf, sot ka dal me një shkrim ku thotë se synimi i Serbisë është i përmbushur në raport të pengimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Aty thuhet se përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare kanë dështuar “tani për tani sukses në betejën e luftës diplomatike e ka Serbia”.

Tutje, propaganda për tërheqjen e njohjeve përmendet edhe në këtë tekst ku thuhet se pesë vende e kanë tërhequr njohjen e Kosovës “falë Serbisë”.

“Dëshmi e kësaj është refuzimi i fundit i Prishtinës në Organizatën Botërore të Doganave, ku në mbledhjen e fundit të Këshillit të Evropës të mbajtur në Bruksel u refuzua pranimi i Kosovës, në mënyrë që statusi i saj të mbetet edhe më tej i diskutueshëm dhe të ngrirë”, shkruan Telegraf.

Më pas thuhet se Prishtina ka luftuar për vite me radhë për anëtarësim me vite me radhë Interpol, UNESCO, Këshillin e Evropës, OSBE, Organizatën Botërore të Tregtisë.

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq thotë për “Novosti” se dështimi i Prishtinës për të hyrë në Organizatën Botërore të Doganave tregon se mbështetja ndaj Kosovës po zbehet.

Aleksandra Tomiq, kryetare e delegacionit serb në PS të Këshillit të Evropës, tha për “Novosti”, se lobimi i Prishtinës është i vazhdueshëm, në të cilin aleatë janë Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria.

Vitin e kaluar, Rusia dhe Kina bashkërisht ndihmuan Serbinë ta ndalojë hyrjen e Kosovës në Interpol.