• E mërkurë / Mar-19 07:24
  • Kontakt

Jordania refuzon thirrjen e OKB-së për hapjen e kufijve

Jordania ka reaguar negativisht ndaj kërkesës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të hapur pikat kufitare për sirianët.

Jordania ka reaguar negativisht ndaj kërkesës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të hapur pikat kufitare për sirianët.

Zëdhënësja e qeverisë jordaneze, Jumana Ghunaimat në një deklaratë për AA tha se vendi i saj nuk pranon kërkesën e OKB-së për të hapur pikat kufitare për sirianët.

Ghunaimat tha se se vendi i saj ka marrë vendimin që të mbajë mbyllur kufijtë me qëllim për të mbrojtur sigurinë dhe për t’u distancuar nga ndonjë rrezik që nuk është në përputhje me interesat e saj.

“Hapja e kufijve me kërkesë të OKB-së për të siguruar strehim për sirianët është në kundërshtim me këto interesa”, theksoi Ghunaimat duke shtuar se OKB-ja dhe komuniteti ndërkombëtar duhet t’i japin fund dhunës dhe luftës dhe nuk duhet të qëndrojnë larg përmbushjes së këtij roli që është më e rëndësishmja.

Ajo ka rikujtuar se ndihmat humanitare dhe presioni për arritjen e një zgjidhjeje politike për t’i dhënë fund krizës në jug të Sirisë është gjithashtu në mesin e roleve të OKB-së në lidhje me çështjen.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se hapja e kufijve nuk është zgjidhje, Ghunaimat tha se “E rëndësishme është të gjendet një zgjidhje politike për çështjes në themel. Jordania do të vazhdojë të përmbushë detyrën e saj humanitare për dërgimin e ndihmave humanitare për refugjatët brenda kufijve të Sirisë”.

Komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi i kishte bërë thirrje Jordanisë që të hapte kufijtë në mënyrë emergjente për civilët.