Dokumentet tregojnë se Kina ka për qëllim që të zgjerojë fuqinë e saj ushtarake ashtu që vendi do të jetë i gatshëm për të menaxhuar një krizë, dhe të luftojë një luftë dhe të tejkalojë SHBA’në në fuqinë ushtarake.
Dokumentet e dala në pah u publikuan nga Komisioni Qëndror Ushtarak me qëllim të përhapjes së mendimit të presidentit Xi Jinping në lidhje me forcimin e forcave të armatosura.
Dokumenti pretendon: “Derisa po zgjerojmë interesat tona kombëtare përtej kufijve, dëshpërimisht kemi nevojë për mbrojten e vetë sigurisë sonë rreth Globit.”
Tensione mes SHBA’së dhe Kinës janë rritur kohëve të fundit për shkak të mospajtimeve në lidhje me Detin Jugor të Kinës.