''Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore'' organizoi konferencën shkencore ''Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore e Luginës së Preshevës dhe viseve shqiptare''. Në këtë konferencë pjesëmarrës ishin figura të ndryshme nga vendi si, deputeti popullor Fatmir Hasani, kryetari i Këshilllit Kombëtar Shqiptar Shukri Ymeri gjithashtu të pranishëm ishin figura të ndryshme nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, kjo konferencë është mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal në Preshevë, rtvaldi.com
Kryesues të kësaj konference ishin Prof.Nebi Islami, Dr.Rovena Vata dhe Prof Xhemaledin Salihu. Fjalën përshëndetëse e morri organizatori kryesorë i kësaj konference shkencore z.Xhemaledin Salihu ku në fjalimin e tij i përshëndeti të gjithë të pranishmit, gjithashtu edhe i faleminderoi të gjithë ata të cilët e kanë mundësuar mbajtjen e kësaj konference. Në vazhdim të fjalimit të tij ai na foli në pika të shkurtëra rrethë debateve që i ka organizuar kjo shoqatë si dhe tri arsyet kryesore të organizimit të debatit të tij të sotëm ''Trashëgimija kulturore jomateriale shpirtërore e Luginës së Preshevës dhe viseve shqiptare''.
Konferenca shkencore është e ndarë në tri seanca dy senacat e para janë mbajtur ditën e sotme ndërsa seanca e tretë do të vazhdojë ditën e nesërme në sallën e Kuvendit Komunal në Preshevë, rtvaldi.com