Lajmërohen të gjithë ata që kanë ndjekur trajnimet për ''Zhvillimin e Ndërmarrjes'' që është organizuar në Entin për punësim, zyra në Preshevë dhe janë çertifikuar, mirëpo nuk kanë mundur të përfitojnë nga programi i subjekteve për vetëpunësim, të përsërisin procesin e aplikimit ''të i plotësojnë formularet e reja'' dhe t'i dorëzojnë ato tek zyra e Entit për punësim në Preshevë.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 20 korrik 2018, ora 14;00 (Ju lutemi që të jeni korrektë në kohë dhe të mos e prisni momentin e fundit për të aplikuar).
Inkurajojmë të gjithë ata që nuk kanë pasur sukses herën e parë t'i përsërisin aplikimet. Programi i subvencioneve për vetëpunësim i Entit për punësim të Republikës së Serbisë në bashkëpunim me komunën e Preshevës i dedikuar për të gjithë të papunësuarit të cilët gjinden në evidencë të Entit për punësim, kapë vlerën prej 15.840.000.00 milionë dinarë.
Ndërsa për aplikuesit e rinjë që nuk kanë kaluar trajnimin dhe janë paraqitur në evidencë të Entit për themelimin e biznesit, trajnimet do të mbahen më datë 11 dhe 12 korrik 2018 me fillim prej ora 10:00 për grupin e parë dhe ora 13:00 për grupin e dytë.
Subvencioni për vetëpunësim i dedikohet personave të papunësuar në vlerë të njëherëshme prej 180,000.00 dinarë gjegjësishtë 200.000.00 dinarë në rastin e vetëpunësimit të tepricës së punëtorëve ose 220.000.00 dinarë për personat me invaliditet me qëllim të themelimit të punëtorisë, kooperativës ose formave të tjera të ndërrmarrësisë, si dhe themelimin e ndërmarrjes nëse themeluesi krijon marëdhënie pune në të, në veprimtaritë e definuara në përputhje me nevojat e zhvillimit ekonomik lokal në PALP.
Komuna e Preshevës dhe Enti për punësim.
Programi për vetëpunësim nga Enti për punësim

Lajmërim nga programi për vetëpunësim nga Enti për punësim