Lideri i partisë më të madhe opozitare në vend Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa mbrëmë në një takim i ftoi partitë politike, shoqëritë civile, dhe organizatat të dalura nga lufta. Jo të gjithë i'u përgjigjën ftesës, dy partitë politke që udhëheqin me pushtetin lokal në Preshevë Alternativa Për Ndryshim dhe Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare i kanë thënë jo ftesës së liderit opozitar.
Qëllimi i thirrjes së kësaj mbledhjeje nga kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa për partitë politike ishte një takim konsultues për mbajtjen e një seance të përbashkët të këshilltarëve shqiptarë të tri kuvendeve Preshevë, Buajnoc dhe Medvegjë, rtvaldi.com
Ftesës i'u kishin përgjigjur shumica e partive poltike, si PVD, BDL, PD, UDSH, përfaqësues nga shoqëria civile, dhe nga OVL.
Takimi zgjati me orë të tëra, ku gjatë këtij takimi rëndësi e veçantë i'u kushtua dialogut Prishtinë – Beograd, ku të gjithë të pranishmit u dakorduan se në saje të këtyre zhvillimeve është më se e domosdoshme mbatja e seancës së Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptar të Luginës së Preshevës, për të shprehur kërkesat dhe qëndrimin politik të shqiptarëve të Luginës në adresë të institucioneve të Republikës së Kosovës, Bashkësisë Ndërkombëtare dhe institucioneve shtetërore serbe, rtvaldi.com
Në fund të takimit, të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan që para mbajtjes së seancës së Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptar të Luginës së Preshevës të organizohet edhe një takim i radhës i cili do të mbahet më 09.07.2018 (e hënë) në Komunën e Bujanocit.